Lomachenko e goditi ‘brutalisht’ boksierin britanik

Boks 15 Prill 2019 09:38

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko ka mbrojtur  titujt kampionë bote në peshën e lehtë, në kategoritë WBA dhe WBO, pas fitores me “KO” në raundin e katërt ndaj britanikut Anthony Crolla.

Meçi u ndërpre në raundin e katërt, pasi boksieri nga qyteti i Manchesterit nuk arriti të këndëllet nga grushti i fortë i Lomachenkos.

Lomachenko dominoi meçin duke qenë më i mirë në të gjitha aspektet se boksieri britanik.

Meçi mes tyre u zhvillua në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit.

Në raundin e katërt Lomachenko lansoi disa goditje tejet të fuqishme në drejtim të Crollës, i cili përfundoi në tapetë me gjqytarin që ndaloi meçin.

Për britanikun kjo është humbja e shtatë në karrierë, ku numëron edhe 34 fitore e 3 barazime. Ndërsa për Lomachenko, ky është suksesi i 13-të në karrierë, ku ka vetëm një humbje. /Insporti.com/