Lopetegui: “Klubi ia plotësoi dëshirën Ronaldos, e kemi zëvendësuesin në skuadër”

Futboll 31 Korrik 2018 23:06

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka zbuluar se Gareth Bale do të jetë shtylla e Los Blancos në mungesë të Cristiano Ronaldos.

CR7 la Real Madridin pas nëntë viteve, me të cilën skuadër fitoi 16 trofe – duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

U raportua vazhdimisht për zëvendësuesin e portugezit, Hazard, Neymar e Mbappe ishin tre emrat më të përmendur, por duket se do të jetë Bale ai që do t’i marrë frenat e skuadrës – këta e la të kuptohet trajneri i ri i Los Blancos.

“Është një ndër lojtarët më të mirë në histori dhe për këtë duhet ta vlerësojmë Cristianon – për gjithçka që ka bërë”, u shpreh Lopetegui.

“Ai shprehi dëshirën për t’u larguar dhe klubi ia plotësoi atë dëshirë. Ai lë pas një trashëgimi fenomenale dhe i uroj atij më të mirën”.

“Ne jemi të kënaqur me Gareth dhe jemi të sigurt se ai do të ketë një vit të madh”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe presim shumë prej tij. Unë jam i sigurt se ai do të tregojë më të mirën këtë edicion”, shtoi trajneri spanjoll.

“Jam shumë i lumtur me Bale. Atij i pëlqen të luajë për Real Madridin dhe ai ka një shans për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, është futbollist i mrekullueshëm. Unë kam folur me të si me gjithë të tjerët. Ai është shumë i lumtur…”, u shpreh mes tjerash Lopetegui. /Insporti.com/

-->