Lorenzo i pakapshëm në San Marino

Moto GP 08 Shtator 2018 16:40

Jorge Lorenzo ka dominuar në kualifikimet e Çmimit të Madh të San Marinos dhe ka siguruar “pole position” e dytë radhazi pas asaj në Silverstone.

Spanjolli i Ducatit ka shkatërruar kundërshtarët e tij në Q2, duke e mbyllur me kohën 1’31″629 dhe duke mbajtur mbrapa Ducati Pramac të Miller dhe Yamahan e Vinales.

Dovizioso, shoku i skuadrës i Lorenzos, do ta nisë nga radha e dytë para Marquez (ka rënë gjatë kualifikimeve) dhe Crutchlow.

Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka patur kohën e shtatë më të mirë dhe do ta nisë garën nga radha e tretë.

-->