Loriana Kuka e fortë edhe për holandezen, kalon në gjysmëfinale

Sporte luftarake 31 Mars 2019 12:04

Loriana Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten holandeze Ilona Lucassen të Holandës.

Xhudistja kosovare e mundi pa problem Ranin në rundin e dytë të turneut që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, raporton Insporti.com.

Kuka, e cila është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë, rundin e parë e kaloi pa luftë.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me xhudisten franceze, Fanny Estelle. /Insporti.com/

-->