Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale, mposht rusen me Ippon

Sporte luftarake 21 Nëntor 2020 13:23

Vazhdojnë sukseset e skuadrës së judos kosovare në arenën ndërkombëtare, raporton Insporti.

Në Kampionatin Evropian që po mbahet në Pragë të Polonisë, xhudistja Loriana Kuka ka avancuar në gjysmëfinale duke mposhtur rusen Aleksandra Babintseva.

Ishte kjo fitorja e dytë e Kukës në këtë turne.



Kuka, që garon deri në 78 kilogramë, në gjysmëfinale do të përballet me kampionen e botës francezen, Madeleine Malongan.

-->