Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale

Sporte luftarake 14 Korrik 2019 13:45

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është eliminuar në Gran Prixin që po zhvillohet në Budapest, shkruan Insporti.com.

Kuka rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë fitoi luftën kundër xhudistes hungareze Fanni Totth edhe pse e kishte gjithë publikun kundër.

Nndërsa në çerekfinale luftoi me xhudisten kubanezen Kaliema Antomarchi.

Kuka garoi në kategorinë -78kilogramë.

Megjithatë, Kuka ka shansin që në ripasazh të kthehet me medalje të bronztë.

Të kujtojmë se në ditën e sotme Loriana është garuesja e vetme nga Kosova pasi në ditën e premte dhe të shtunën garat në këtë eveniment i kishin mbyllur, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.

Vetëm Majlinda mbeti pa medalje në dy ditët e para, derisa Nora e Distria morën medaljen e argjendtë, Akil Gjakova ishte i artë në ditën e shtunë.

-->