Loriana Kukës i ngritet Bursa Olimpike Tokio 2020, Orges Arifit i ndalet

Sporte luftarake 12 Nëntor 2019 17:45

Paraqitjet e mira gjatë vitit 2019 të xhudistes Loriana Kuka, kanë bërë që edhe të ardhurat e saj nga Bursa Olimpike Tokio 2020, të ngriten.

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka aprovuar sot kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’ia ngritur bursën Olimpike Lorianës nga 150 dollarë në 500 dollarë.

Loriana (-78 kg) gjatë këtij viti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix.

Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Me propozimin e KOK-ut, SO i IOC i ka ndalur bursën Olimpike karateistit Orges Arifi, i cili ka vendosur të garojë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Bursa Olimpike Tokio 2020 marrin 18 sportistë./Insporti.com

-->