Loriana Kukës iu nevojiten më pak se dy minuta për ta rrëzuar ukrainasen – kalon në raundin tjetër

Tokio2020 18 Prill 2021 12:31

Loriana Kuka ka arritur me sukses të kalojë raundin e dytë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja kosovare arriti që në më pak se dy minuta të mposht me IPPON xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn dhe tani ka kaluar në raundin e tretë.

Aty ajo do të ketë punë me fituesen e duelit mes Graf dhe Petkovic.

Kujtojmë se para Lorianës, dje e pardje xhudistët kosovarë korrën suksese të mëdha. Distria Krasniqi e Akil Gjakova u shpallën kampionë të Evropës në kategoritë e tyre duke fituar medaljet e arta, kurse Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë.

-->