Lorik Cana merr dhuratë speciale nga Haradinaj
Futboll
27 Gusht 2019
21:08

Partitë politike në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet e tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të zhvillohen në fillim të muajit tetor.
Njëra prej partive më aktive duket të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka nisur t’i tregojë projektet e tij për qeverisjen e ardhshme me moton “100% Kosovë”.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Ish-futbollisti i Lazios ka marrë një dhuratë nga Haradinaj, saktësisht një fanellë me logon “100% Kosovë”.