Lothar Matthaus, i thotë këto fjalë për Ronaldon

Futboll 18 Prill 2018 09:47

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus në një intervistë të zhvilluar, ka folur për gjysmëfinalen e Champions League, që do të zhvillohet ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid.

Vitin e kaluar kemi parë Reali të turpëroj Bayernin, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 6-3, në dy takime dramatike, ku Ronaldo kishte shënuar 5 gola.

Këtë vit, Matthaus mendon se takimi mes Bayern dhe Realit do të jetë më ndryshe, sipas tij do të zhvillohet ndeshje e barabartë, që do të bazohet në detaje, të cilat do ta bëjnë diferencën.

“Nuk mund të thuash se Real Mardrid janë më të mirë se Bayern sepse dy skuadrat kanë vendet e tyre në histori ndoshta është disponimi në ekip që bën diferencën”, ka thënë Matthaus.

Lothar Matthaus po ashtu ka komentuar rëndësinë e Ronaldos për Realin.

“Bayern ka lojtarë të mirë, dhe ekip të mirë, poashtu dhe motivin për të fituar tituj, në fund Reali nuk ka vetëm ekip të mirë por ka edhe Ronaldon. Shpresoj që ai të mos e bëjë diferencën kundër Bayern”, ka përfunduar Matthaus. /Insporti.com

-->