Lovren publikoi mesazhet e shkëmbyera me Salah në ‘Whatsapp’

Futboll 21 Janar 2020 09:24

Mohamed Salah dhe Dejan Lovren janë shokët më të mirë në klubin e Liverpoolit. Salah dhe Lovren njihen për afërsinë e tyre që e dëshmojnë edhe në rrjetet sociale, shkruan Insporti.com.

Biseda e futbollistëve të Liverpoolit në platformën “Whatsapp”, është bërë virale në rrjetet sociale. Temë e bisedës së tyre ishte fotografia e yllit egjiptian që shfaqi muskujt e tij pas shënimit të golit kundër Manchester United.

Mbrojtësi kroat, Lovren është tallur me Salah edhe në rrjetin social Instagram, pasi aty i ka publikuar mesazhet që kanë shkëmbyer.

 

 

Salah i dërgoi një fotografi Lovrenit duke i lënë mbishkrim: “E dërgova gabimisht”.

Derisa mbrojtësi ia ka kthyer atë në Instagram: Çfarë ka dashur autori të thotë me këtë? Që është i fort? Yndyra në trup? Muskujt? Gola? Mos e mendo ishte vetëm një ‘gabim’. Punë mirë djema”, ka shkruar ai më tej.

Lovren edhe më parë ka publikuar bisedat e tij me Salah, duke treguar se kanë krijuar një shoqëri të mirë.

 

 

 

Liverpooli fitoi derbin kundër Manchester United me rezultat 2:0, golin e dytë e shënoi Salah, ndërsa Lovren e shikoi ndeshjen nga banka rezervë. /Insporti.com/

-->