Luajti 90 minuta në humbjen e thellë të Fenerbahces – kështu u vlerësua Muriqi

Kombëtarja 16 Shtator 2019 21:06

Vedat Muriqi nuk ka arritur të lë gjurmë në humbjen e Fenerbahces të pësuar në udhëtim.

Skuadra e sulmuesit kosovar, gjiganti turk Fenerbahce pësoi disfatë të thellë, 3:1 në udhëtim te Alanyaspori, raporton Insporti

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti titullar dhe ishte në fushë për 90 minuta, por nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.

Muriqi e zhvilloi gjithë ndeshjen – 96′ minuta gjithsej – por pati vetëm një gjuajtje në kornizën e portës, derisa dy të tjera i pati jashtë portës.

Sidoqoftë, për paraqitjen e tij ai u vlerësua me notën mesatare, 6.8, në faqen e statistikave, SofaScore.

Golin e vetëm të Fenerbahces, në këtë humbje 3:1 e realizoi mesfushori Tolga Cigerci. /Insporti.com/