Luajti me dorë jashtë zonës së rreptësisë, ky është dënimi i Komisionit Disiplinor për Enea Koliçin

Futboll 25 Shkurt 2022 17:12

Komisioni disiplinor i shkallës së parë  në mbledhjen e mbajtur me datë 25.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto, u vendos që portieri i Gjilanit, Enea Koliqi të dënohet me dy ndeshjes mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, shkruan Gazeta Olle.

Koliqi kishte luajtur me dorë jashtë zonës së tij në ndeshjen ndaj Dukagjinit, për çka edhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Ndeshja u mbyll me fitoren e gjilanasve, me rezultat 2-1. Të gjitha golat u shënuan nga pika e bardhë.

Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor: 

Lojtari i SC”Gjilani” Enea Koliqi me nr ID.020199M86. Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, duke i mohuar kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Dukagjini. Bazuar në nenin 39 p

-->