Luajti ndeshjen e fundit me Flamengon, Paqueta shpërtheu në lot – zbarkon në Milano!

Futboll 07 Dhjetor 2018 15:26

Lucas Paqueta, blerja e parë zyrtare për merkaton e janarit, do të zbarkojë këtë fundjavë në Itali, Milano.

Pasi është përshëndetur me tifozët e tij të Flamengos, blerja që kushtoi 35 mln euro, dot ë kryejë vizitat mjekësore në “La Madonnina” të Milanos dhe më pas mund të niset për në “San Siro” për të ndjekur sfidën Milan-Torino, të dielën në orën 20:30.

Ai do të nisë në janar stërvitjet, teksa dhjetori do të shërbejë më shumë për të pushuar, pas një sezoni të gjatë në Brazil.

Talenti brazilian, ditë më parë shpërtheu në lot pasi luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Flamengos.

21-vjeçari i talentuar largohet nga Brazili me çmimin “Mesfushori më i mirë për vitin 2018”, të fituar këtë javë.

Braziliani, i cili karrierën e ka nisur me Flamengon dhe në vitin 2016 u promovua në ekipin e parë, ka bërë 95 paraqitje dhe ka realizuar 18 gola. /Insporti.com/