Luan tiketë me 21 funte, Man City dhe Aro Muric e ‘pasurojnë’ një bastvënës (FOTO)

Futboll 11 Janar 2019 11:03

Një bastvënës anglez, i ka fituar më shumë se 8 mijë funte të mërkurën mbrëmë.

Ai kishte parashikuar fitoren e thellë të Manchester City kundër Burton në Kupën e Ligës, si dhe autorin e golit të parë, në fitoren që “Qytetarët” regjistruan 9-0 përballë modestëve anglez.

Phil Hampson vendosi 21.80 funte për fitoren 9-0 të Cityt, si dhe golashënuesin e parë, Kevin de Bruyne. Belgu nuk e zhgënjeu, pasi realizoi golin e parë për ekipin e Pep Guardiolës dhe kështu, në xhepat e Hampson “përfunduan” plot 8.196 funte (afër 10 mijë euro).

“Faleminderit Kevin për golin e parë dhe faleminderit Riyad për golin e fundit. Fitore e bukur”, ka shkruar Hampson në rrjetet sociale duke publikuar edhe shumën e fituar.

Kujtojmë se atë mbrëmje për Man Cityn në portë nga minuta e parë ishte 20-vjecari i Kosovës, Arijanet Muric, dhe e mbajti portën e paprekur.

Ai pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen e kthimit me 23 janar, që tani do të zhvillohet në stadiumin e Burtonit, ne “Pirelli”. /Insporti.com/