Lucas Torriera u përlot për Granit Xhakën

Festa e tifozëve të Arsenalit për largimin e Granit Xhakës nga fusha në ndeshjen e djeshme, nuk e kanë bërë të ndihet keq vetëm shqiptarin, por edhe bashkëlojtarin e tij, Lucas Torreira.
Uruguaiane është parë me lot në sy në momentin kur Xhaka ka dalur nga fusha i nervozuar me tifozët e Arsenalit, të cilët po festonin zëvendësimin e tij.
Festa e tifozëve të Arsenalit për zëvendësimin e Xhakës ishte më të vërtetë e çuditshme, pasi që kosovari luajti mjaftë mirë në atë takim duke bërë edhe një asistim.
Didn't want to post these pictures but felt I had to. This is Lucas Torreira's emotional reaction to the abuse Granit Xhaka received after his substitution, in tears and inconsolable. Absolute love and respect for his captain. pic.twitter.com/ijKOvwkYx2
— Stuart MacFarlane (@Stuart_PhotoAFC) October 28, 2019
Në ndërkohë zëvendësimi i Xhakës me Sakan, i cili është mesfushor i krahut nuk i ka treguar aspak se trajneri i Arsenalit është i pakënaqur me Xhakën. Ky zëvendësim është dukur më shumë taktik, pasi që Arsenalit i nevojitej një tjetër gol për t’i fituar pikët e plota, transmeton Sinjali.
Përkundër kësaj Arsenali mori vetëm një pikë nga kjo ndeshje pasi ndeshja me Crystal Palace përfundoi 2:2.