Lucia Rivera e humb durimin me ndjekësit e saj (FOTO)

Moto GP 03 Prill 2020 15:18

Ndonëse prej një muaji nuk është më në lidhje me pilotin spanjoll të Moto GP-së, Marc Marquez, Lucia Rivera nuk po arrin dot t’i shmangë komentet dhe pyetjet mbi raportet mes tyre, në thuajse çdo postim në Instagram.

Bukuroshja 21-vjeçare spanjolle ka reaguar së fundi ndaj komenteve të fansave, duke u shprehur se prej një muaji nuk flet më me Marquez dhe se nuk i intereson aspak se çfarë bën ai në jetën e vet.

“Nuk më intereson aspak se çfarë bën ai tani. Mund të bëjë çfarë të dojë, pasi ne nuk jemi më bashkë dhe nuk kemi folur fare prej një muaji. Mundohem të jem pozitive, por ka shumë komente që më bëjnë të ndihem keq. Të më kujtojnë emrin e tij 30 herë në ditë, më bëjnë keq jo vetëm mua, por edhe të tjerëve. Mendoj se duhet të më lini vetëm, të jetoj jetën time dhe të mos harroni se jam vetëm 21 vjeç”. shkroi Lucia.

-->