Lufta i prek edhe kafshët/ Sanksione edhe për macet nga Rusia, nuk do të marrin pjesë në ekspozita dhe gara ndërkombëtare

Sporte të tjera 03 Mars 2022 15:34

Federata Ndërkombëtare e Mbarështuesve të Maceve ka vendosur t’i ndalojë macet ruse të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për shkak të situatës në Ukrainë.

Macet në pronësi të rusëve ose të edukuara në Rusi nuk do të mund të marrin pjesë në ekspozita dhe gara të Federatës Ndërkombëtare të Mbarështuesve të Maceve (FIFe), as nuk do të mund të regjistrohen në librin e origjinës së asaj organizate.

“Bordi Ekzekutiv i FIFE është i tronditur dhe i tmerruar që ushtria e Federatës Ruse pushtoi Ukrainën dhe filloi një luftë. Shumë njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën, shumë janë plagosur ose janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre,” tha organizata përmes një deklarate zyrtare, duke shpjeguar pse ishin vendosur sanksione ndaj maceve ruse.

Ndryshe, FIFE është një organizatë ndërkombëtare me bazë në Paris dhe përbëhet nga 41 anëtarë nga 39 vende në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Organizon më shumë se 700 ngjarje çdo vit, në të cilat ekspozohen gjithsej 200,000 mace.

-->