Lufta me Canelo, agjenti i boksierit turk: Si një ndeshje mes Barcelonës dhe Sivassporit

Boks 26 Shkurt 2021 14:44

Mbrëmjen e së shtunës do të zhvillohet ndeshja finale për peshat e mesme në Florida mes Canelo Alvarez e Avni Yildirim. Një ditë para supersfidës ka menduar agjenti i boksierit turk, Ahmet Oner, për ta ndezur paksa duelin, pasi e krahason atë me një ndeshje futbolli mes Barcelonës e Sivassporit.

“Turqia nuk ka fituar asnjë kampionat botëror në futboll, por e dashuron atë. E njëjta situatë është edhe në basketboll, tenis apo dhe në Formula 1. Ama, ne kemi një boksier si Simba, i cili do të përballet me boksierët më të mirë në planet”, deklaron turku për “NTV Sport”.

“Kjo sfidë e tij është si të përballet një ekip turk në Champions League me Barcelonën. Është tamam si të luash një finale. Madje, Yildirim nuk është as Galatasaray apo Fenerbahce. Është një ndeshje mes Barcelonës e Sivassporit”, përfundon Oner.

-->