Lufta ndaj koronavirusit, mbrojtësi i Chelseat bën gjestin e madh për mjekët

Futboll 22 Prill 2020 16:16

Antonio Rudiger ka pranuar të mbulojë tre muaj shpenzime për ushqim për infermierët në spitalin Berlin Charité në Berlin, ku ai lindi më 1993.

Gjermani ka zgjedhur të bëjë një donacion të konsiderueshëm për të mbështetur vendin e tij në mes të shpërthimit të koronavirusit, i cili po prek shumicën e vendeve në botë.

Gjermania është një nga vendet më të prekura në Evropë që ka pasur 147.103 raste dhe 4.856 vdekje, por ata kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit.

27-vjeçari ka treguar përgjegjësinë e tij sociale më parë në të kaluarën në luftën kundër racizmit. Tani ai shpreson të bëjë një ndryshim me pagën e tij prej 100 mijë funte në javë.

“Dëshira ime më e madhe tani është që numrat e infeksionit të sotëm të jenë më të ulët sesa dje. Por jo që Premierliga të rinis menjëherë”, tha Rudiger në mars.

-->