Lufta në Ukrainë/ Edhe Hyundai pezullon sponsorizimin e Chelseat

Futboll 13 Mars 2022 11:38

Hyundai ka njoftuar se do të pezullojë sponsorizimin e klubit të Chelseas në dritën e sanksioneve të njoftuara të enjten kundër pronarit rus Roman Abramovich.

“BBC” raporton se gjigandi i makinave në vitin 2018 ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me Chelsean për t’u bërë sponsor, një marrëveshje nga e cila klubin përfitonte një vlerë rreth 50 milionë pand.

“Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll gjatë viteve dhe ne pretendojmë se sporti është një forcë për mirë,- tha kompania në një deklaratë për mediat. – Nëpërmjet partneritetit tonë me Chelsea FC, ne jemi përkrahës krenarë të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit bazë.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në një njoftim të mëtejshëm,”– përfundon njofitimi i kompanisë së makinave.

-->