Luftë brutale nga Dubois, nokauton kundërshtarin katër herë për 200 sekonda

Boks 30 Gusht 2020 12:29

Daniel Dubois, boksier i kategorisë së rëndë ka nokautuar kundërshtarin e tij katër herë për 200 sekonda, transmeton Insporti.

Dubois, boksier nga Londra që ka një teknik të hatashme është ndeshur ndaj Ricardo Snijders në meçin e parë pas pandemisë në BT Sport ditën e kaluar.

Snijders i cili konsiderohej si “outsider” filloi luftën ndaj Dubois por shumë shpejt u pa se Dubois nuk nuk do të kishte probleme teksa e rrëzoj holandezin në tapetë.

Dubois lufton mesatarisht pesë herë në vit ndërkohë luftën e ardhshme pritet ta këtë ndaj Joe Joyce me 24 tetor./Insporti.com/

-->