Luftë e madhe për play-off në NBA

Basketboll 06 Prill 2019 10:09

Janë zhvilluar 13 ndeshjet e radhës në NBA ku në disa prej tyre rivaliteti ka qenë i madh, sidomos në ato ku u përballën skuadrat që e synojnë play-off-in.

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore me rëndësi në shtëpi ndaj Detroit Pistons me rezultat 123:110 duke mbajtur për momentin vendin e shtatë në Konferencën Perëndimore.

Paul George me 30 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, ishte më i dalluari te Oklahoma, ndërsa Westbrook shtoi 19 pikë e 15 asistime duke arritur kështu që të përmbushë mesataren me triple double për të tretin sezon rresht,  diçka që nuk e ka arritur askush më parë.

Rivali direkt për pozitë, San Antonio, triumfoi në udhëtim te Washingtoni me rezultat 129:112.

San Antonio ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe një humbje më shumë se Oklahoma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. OKC ka edhe tri ndeshje, kurse San Antonio edhe një ndeshje. Aktualisht San Antonio mund të përballet me Golden State, kurse Oklahoma me Denverin në rrethin e parë të Playoffit.

Në ndeshjet tjera me rëndësi ishte Miami Heat që pësoi humbje duke zbritur në pozitën e nëntë me tri ndeshje të mbetura duke qenë një fitore prapa Detroitit që mban pozitën e tetë. Situatë të komplikuar ka edhe Brooklyn Nets që po ashtu ka bilanc të barabartë me Detroitin.

Heat pësuan nga Minnesota me rezultat 109:111 në udhëtim.

LA Lakers e ka fituar derbin lokal ndaj LA Clippers me rezultat 122:117, por një fitore që nuk ka shumë vlerë, pasi Lakers nuk do të jetë pjesë e play-off-it.

Rezultatet:
Charlotte – Toronto 113:111
Orlando – Atlanta 149:113
Washington – San Antonio 112:129
Houston – New York 120:96
Indiana – Boston 97:117
Minnesota – Miami 111:109
Oklahoma – Detroit 123:110
Dallas – Memphis 112:122
Utah – Sacramento 119:98
Phoenix – New Orleans 133:126
Denver – Portland 119:110
Golden State – Cleveland 120:114
LA Clippers – LA Lakers 117:122