“Luftë” në NBA, Nurkic i bën homazh heronjve, serbët e përjetojnë si provokim

Basketboll 10 Maj 2019 10:08

Takimi i mbrmëshëm ndërmhet Portlandit dhe Denverit përfundoi me fitore të Portlandit dhe tashmë kjo seri e gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA, ëhstë e barazuar në 3:3, kurse fituesi do të përcaktohet pas ndeshjes së shtatë.

Mirëpo, mediat në Serbi nuk u morën me lojën e Portlandit. Folën për shfaqjen fenomenale të Nikola Jokicit (29 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime) dhe me “provokimin” që i kishte bërë “Jokicit dhe serbëve”, Jusuf Nurkic, basketbollisti i lënduar i Portlandit, i cili si shikues ishte në ndeshje dhe kishte veshur një bluzë me emrat e nëntë heronjve të luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Fjala është për nëntë ushtarë të luftës në Bosnje, të udhëhequr nga gjenerali Izet Nanic, të cilët janë të dekoruar me urdhrin e heroit të këtij shteti dhe kjo veshje e Nurkicit ka provokuar shumë shkrime tendencioze në mediat e Serbisë dhe reagime të shumta të tifozëve në twitter në rrjete tjera sociale.