Luftë totale mes Ronaldos dhe FIFA-s, mediat italiane zbulojnë prapaskenat e çmimit të fituar nga Messi

Lionel Messi ishte fituesi i çmimit “The Best” të dhuruar nga FIFA, teksa ky vendim befasoi të gjithë opinionin sportiv, të cilët prisnin mbrojtësin e Liverpoolit, Van Dajk, që të shpallej fitues.
Pas ceremonisë, mediat italiane raportojnë për një “luftë” mes portugezit dhe FIFA-s. Sipas itasportpress.it, CR7 u “censurua” nga formacioni i më të mirëve, teksa organi më i lartë i futbollit në botë, vendosi që në momentin e fundit t’i jepte çmimin Lionel Messit.
Një nga arsyet kryesore siç raportojnë mediat, ka të bëjë me ngërçin mes FIFA-s dhe portugezit.
Ronaldo u censurua me dashje në momentin e leximit të emrave, për sa i përket formacionit më të mirë, teksa u cituan vetëm 10 lojtarë.
Një mënyrë kjo për të ndëshkuar sulmuesin e Juventusit, i cili nuk ishte prezent La Scalan e Milanos, transmeton itasportpress.it.