Luftëtari i UFC-së, apel McGregorit: Nënshkruaje atë dreq kontrate

Sporte luftarake 30 Tetor 2019 15:20

Donald Cerrone ka shtuar presionin te Conor McGregor, duke i kërkuar këitj të fundit të nënshkruajë marrëveshjen për të dueluar së bashku në kafaz.

Deklaratë që vjen pas asaj të irlandezit, që tha se më 18 janar do të duelojë sërish në UFC. McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, nga Moska (Rusi) deklaroi se më 18 janar do të duelojë sërish, por nuk përmendi asnjë emër në lidhje me rivalin.

Për 31-vjeçarin irlandez kjo do të jetë sfida e parë në kafaz që pas duelit të humbur me Khabib Nurmagomedov (tetor 2018).

“Mendoj se kjo përballje mes nesh këtë herë do të realizohet. Unë e dua shumë dhe Conor ka deklaruar se është gati të rikthehet në kafaz”, tha Cerrone për TMZ.

“Të dyja stafet ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por gjërat duken në rrugën e duhur. Do të jetë një përballje e madhe. Nuk kuptoj përse stafi i Conor nuk ka shumë dëshirë. Ai është një luftëtar i madh. Nënshkruaje atë dreq kontrate, le ta organizojmë këtë sfidë”, thotë Cerrone.

Kjo përballje u përfol se do të organizohej këtë vit, por për arsye të panjohura u anullua. /Telesport/

-->