Luftëtari në MMA përleshet me gjyqtarin – pasi refuzoi ta lëshonte kundërshtarin derisa po e ngulfaste

Sporte luftarake 02 Gusht 2020 21:25

Një luftëtar në MMA ka prodhuar skena të çmendura në UFC në Abu Dabi.

Ahmad Al Darmaki e detyroi Bogdan Kirilenkon që të trokiste tre herë në dysheme, mirëpo i pari refuzoi që të lëshonte atë, duke e ngulfatur atë edhe më tej.

Pasi e shikonte skenën nga afër, gjyqtari britanik Marc Goddard tentoi të largonte Al Darmakin nga Kirilenko, aty ku filloi përleshja.

Referi i tregoi atij se nuk ka asgjë personale, por lufta kishte mbaruar dhe ishte afër që të vriste në kafaz kundërshtarin.

Por, Al Darmakin e kuptoi se çfarë ishte duke bërë dhe më pas u tërhoq, për të festuar triumfin edhe pse ato skena nuk do të mbesin pa ndëshkuar.

-->