Luftëtarja e vetme kosovare e MMA-së: Jam vajzë miqësore, por në kafaz agresive

Boks 06 Prill 2021 10:38

Luftëtarja e vetme kosovare në Artet Marciale të përziera, Bestare Kicaj ka folur për prestigjiozen ‘Blick‘, ku ka zbuluar shumë gjëra rreth saj dhe karrierës, përcjell Insporti.


“Në kafaz jam shumë dominante dhe agresive. Dua ta sundoj dhe shkatërroj kundërshtarin tim”, ka thënë 33 vjeçarja.

Kicaj tregon se pëlqimin për luftë erdhi duke shikuar filma me vëllezërit e saj.

“Unë gjithmonë kam qenë një djalë, jam rritur me dy vëllezërit e mi duke shikuar filma me luftë”, tregon Bestarja.

Zonja Kicaj tregon edhe pse gratë duhet të merren me këtë sport:

“Neve na shohin të dobëta. Na thonë që s’jemi për këtë. Këto janë marrëzia: Ne jemi shumë të forta!”

Bestare Kicaj ist eine von nur zwei Schweizer MMA-Kämpferinnen - Blick

Kosovarja për fund dha një këshillë për të gjithë: “Pavarësisht se si ndiheni, duhet të luftoni për t’ia dalë. Në jetë dhe në kafaz.

-->