Luis Alberto nuk përgjigjet në telefon dhe mungon që disa ditë, Lazio pret rikthimin e tij

Futboll 10 Korrik 2021 12:38

Luis Alberto ka krijuar një situatë tejet të çuditshme tek Lazio tash e një javë.

Alberto që disa ditë nuk po përgjigjet në telefon kur po e thërret klubi, dhe kjo siç duket i ka irrituar “Biancocelestët”.

Për këtë foli edhe trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri dje në konferencën për shtyp.

“Të shohim a do të na bind me shpjegimin e tij, përndryshe do të duhej të kërkonte falje mua dhe shokëve të skuadrës”, tha ai.

Lojtari do të duhet të rikthehet, pasi klubi e ka ftuar duke i dërguar letrën e grumbullimit. Data me e largët që mund ta shohim Alberton në Lazio është 15 korrik, mirëpo ai fillimisht duhet të përballet me Drejtorin sportiv, Igli Tare dhe të shpjegojë disa gjëra.

Nëse dëshiron të largohet, Lazio dëshiron 60 milionë euro përndryshe do të qëndrojë në Romë dhe në rast se qëndron mund ta presë një dënim i madh

-->