Luis Enrique “pranon” ta zëvendësojë Conten !

Futboll 07 Shkurt 2018 14:59

Pozita e Antonio Conte-s tek Chelsea duket se është e paqartë dhe e cenueshme. Italiani është në një presion të madh këto ditë nga të gjitha anët, pas dy humbjeve rresht me Bournemouth dhe Watford.

Sipas disa gazetave në Spanjë, ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kanë rënë dakord që ta zëvendësojë Conte-n tek Chelsea. Po sipas të njëjtave burime në Spanjë, Enrique do të nënshkruaj kontratë me “Blutë” e Londrës deri në fund të sezonit 2019/2020.

Spanjolli 47 vjeçar, në të kaluarën ka udhëhequr ekipe si Roma, Celta Vigo dhe Barcelona. Me këta të fundit, ishte shpallur dy herë kampion i La Ligës, tre tituj të Copa del Rey dhe triumfoi në finalen e Ligës së kampionëve në vitin 2015.

Nëse është e mirëqenë ajo çfarë thuhet në Spanjë, se ish-trajneri i Barçës veçse është rakorduar me londinezët për kushtet personale, atëherë ndeshja e tij e parë si trajner i Chelsea-t mund të jetë ndeshja e dytë e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet më 20 Shkurt në “Stamford Bridge” kundër Barcelonës. /Insporti.com

-->