Luis Suarez realizon golin e javës në Evropë, goditi pothuajse gjysma e fushës

Futboll 19 Shkurt 2022 18:41

Atletico Madridi ka fituar me rezultat 3-0 në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Golat në këtë ndeshje për Atleticon u shënuan nga Joao Felix (3’), Luis Suarez (59’) dhe Angel Correa (89’).

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez realizoi një nga golat më të bukur të javës në top ligat më të forta në Evropë.

Suarez mori një top nga Joao Felix dhe me një goditje të saktë nga pothuajse gjysma e fushës befasoi portierin i cili kishte dalur shumë nga zona e tij.

Pas kësaj fitore, Atletico e sheh veten në pozitën e katërt me 42 pikë, ndërsa Osasuna renditet e nënta me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e presin Celta Vigon, teksa Osasuna udhëton te Real Sociedadi.

/Insporti.com

-->