Luis Suarez tregon faktorin që fshihet prapa formës së dobët të Coutinhos te Barcelona

Futboll 02 Shkurt 2019 10:41

Philippe Coutinho ka qenë pjesë e Barcelonës në vitin e fundit, pasi kompletoi transferimin nga Liverpooli në afatin kalimtar të dimrit, vitin e kaluar.

Kur kaloi në “Camp Nou”, braziliani pritej që të zëvendësonte Andres Iniestan, transmeton Insporti.

Fatkeqësisht, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për të.

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Barcës, e ka pasur të vështirë të adaptohet në La Liga, duke kontribuar me vetëm gjashtë gola.

 

FC Barcelona Training Session and Press Conference

Në fakt, ai nuk ka shënuar që nga 28 tetori i vitit të kaluar, në fitoren 5-1 të skuadrës së tij kundër Real Madridit.

Mirëpo, sipas bashkëlojtarit të tij, Luis Suarez, 26-vjeçari po tregon shenja premtuese në stërvitje, por kjo nuk po vërehet në ndeshje.

Kjo pasi, sipas uruguaianit, ai është shumë më i relaksuar në stërvitje, dhe e shijon futbollin më shumë prapa dyerve të mbyllura.

“Për shkak të marrëdhënies që e kam me Philippen, u mundova ta mbështes atë gjatë gjithë kohës, dhe gjithmonë e kam parë atë të lumtur në stërvitje,” u shpreh Suarez për “Mundo Deportivo.”

FC Barcelona v Sevilla - Copa del Rey Quarter Final

“Pastaj, në kohën kur luajmë, disa koncentrohem më shumë se të tjerët, mund të ndodhë kur jeni të irrituar ose të trishtë.

“Ai (Coutinho) nuk duhet të stërvitet ose të futet në fushë duke menduar se është lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcës, por duhet të vazhdojë të përmirësohet çdo ditë, së bashku me lojtarët e tjerë.” /Insporti.com/

-->