Luiz: Ja pse u largova nga Chelsea

Futboll 07 Tetor 2019 19:04

David Luiz ka zbuluar detaje interesante rreth kalimit të tij nga Chelsea tek Arsenal.

Luiz ishte një nga transferimet që bëri bujë të madhe gjatë verës, pasi lojtari u transferua tek rivali lokal i skuadrës ku luante.

Mbrojtësi brazilian ka bërë të ditur se vendimi i tij për largimin nga Chelsea ishte marrë shumë më herët se kur oferta nga Arsenal arriti për të.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Chelsea, nuk ka dyshim. Pash mundësinë që të shkruaj një faqe të re në një vend të ri, por jam gjithmonë mirënjohës për Chelsea, për të gjithë njerëzit” ka thënë Luiz.

“Ishte vendim individual të cilin e mora nga bisedime të sinqerta – mes meje dhe Lampard, askush tjetër” ka shtuar mbrojtësi.

“Morra vendimin për tu larguar nga Chelsea para se Arsenal të bënte ofertën për mua” ishin fjalët e lojtarit.

David Luiz nuk ka dhënë performancat e pritura tek Arsenal deri më tani, por ka hapësira që lojtari të përmirësohet akoma për të prekur nivelet e pritura.