Luiz po luan sezonin e fundit me Chelsean, “A Bola” tregon skuadrën e re të brazilianit!

Futboll 11 Janar 2019 13:29

Sipas “A Bola”, duke i bërë jehonë asaj që thotë vetë braziliani, mbrojtësi i Chelseas, David Luiz, ka si prioritet kryesor kthimin te Benfica, një klub që e braktisi në janar të 2011-ës për të luajtur në Londër, për 25 milionë euro.

Media portugeze në fjalë thotë se qëllimi i brazilianit është ta përfundojë karrierën në këtë vend.

Futbollisti 31-vjeçar, i cili në sezonin e kaluar u ul në stol nga Antonio Conte, është bërë një qendërmbrojtës i padiskutueshëm për Maurizio Sarris, këtë sezon.

Ai ka luajtur minuta të plota në të gjitha ndeshjet e Premierligës, përveç asaj kundër Wolverhampton, në fillim të dhjetorit, pasi qëndroi në stol.

David Luiz është 31 vjeç dhe kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, kështu që mund të negociojë me këdo për t’u çliruar në verë.

Me siguri, përveç Benficas, edhe skuadra të tjera janë të interesuara ish-mbrojtësin e PSG-së.