Luka Doncic shkruan historinë – vendos rekorde në NBA

Basketboll 04 Nëntor 2019 16:46

Luka Doncic po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në NBA.

Doncic iu bashkua skuadrës së Dallas Mavericks, pasi u angazhua disa vite në basketbollin evropian me skuadrën e Real Madridit.

Reprezentuesi i Sllovenisë nuk ka ndalur ritmin e tij as në basketbollin amerikan, duke vendosur së fundmi edhe një rekord të ri në NBA.

Doncic është lojtari i parë në histori të NBA që ka regjistruar së paku 29 pikë, 15 asistime dhe 13 kërcime, në dy ndeshje radhazi, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, slloveni është lojtari më i ri që regjistron dy triple-double radhazi, me së paku 25 pikë të shënuara.

Doncic i bashkohet Jason Kidd si lojtari i vetëm që ka regjistruar dy ndeshje radhazi me 15 asistime.

Basketbollisti i talentuar slloven është vetëm 20 vjeç.