Luka Modric ateron në aeroport

Futboll 06 Gusht 2018 16:44

Luka Modric, dëshiron të largohet nga kampionët aktual të Evropës, Real Madrid, për të kaluar te Interi

Edhe pse trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se Modric do t’u rikthehet stërvitjeve më 8 gusht, ‘Gazzetta dello Sport’ pretendon se ylli kroat tashmë i ka bërë të ditur klubit dëshirën për t’u larguar.

Modric tashmë i ka ndërprerë pushimet dhe ka ateruar në Madrid.

Ai do të bisedojë me presidentin Flotentino Perez dhe më pas do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij. /Insporti.com/

-->