Lukaku i dedikon gjithçka Contes: Do të luftoja deri në vdekje për të

Futboll 04 Maj 2021 11:50

Të gjitha për Interin, të gjitha për Antonio Conte. Romelu Lukaku u bë kampion italian së bashku me zikaltrit dhe falënderoj mbi të gjitha trajnerin e tij. 

Duke folur në programin televiziv “La Tribune”, belgu tregoi marrëdhëniet e tij me trajnerin: “Unë do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk munda t’i bashkohesha te Chelsea, por gjithmonë thoja se do të luaja për të. Kjo u realizua ditën kur u largova nga Manchester United”.

Për Lukakun, një sezon me mbi 20 gola është mbresëlënës. Sigurisht jo i pari në karrierën e tij, por i pari që e çoi te titulli kampion: “Mendova se ishte tani, ose kurrë rasti për titull. Në karrierë mund të shënosh 500 gola, por nëse nuk fiton trofe, në fund të gjithë janë kot. Gjithashtu jam përmirësuar në shënimin e golave falë punës me një makinë stërvitore që gjuan topat tek mua dhe unë duhet t’i finalizoj për shokët e mi”.

Disa fjalë edhe për “ahengun” në rrugët e qytetit: “Unë i thashë një shokut tim se do të ishte mirë të dilja në makinë dhe të shihja njerëzit duke festuar. Jam shumë i lumtur për të gjithë tifozët e Interit në botë. Mund të them se është viti më i mirë i karrierës time”.

-->