Lukaku: Nuk e preka as me gishtin më të vogël trofeun e Ligës së Kampionëve me Chelsean, nuk kam asnjë meritë për të

Futboll 21 Maj 2020 23:40

Romelu Lukaku e ka pranuar se nuk do ta falë kurrë Andre Villas-Boas, i cili e kishte lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve në vitin kur Chelsea e fitoi këtë trofe.

Lukaku kishte kaluar te Chelsea në verën e vitit 2011 për afër 20 milionë euro, por rrallë ishte paraqitur nën drejtimin e Villas-Boas.

Ai gjithashtu nuk ishte regjistruar në Ligën e Kampionëve nga trajneri portugez dhe debutimin për Chelsea në Ligën Premier e bëri në maj – vetëm pasi Villas-Boas ishte shkarkuar.

Roberto Di Matteo, që e zëvendësoi i Villas-Boas dhe e çoi Chelsea drejt triumfit të madh në Ligën e Kampionëve, ishte insistuar që Lukaku, së bashku me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar, të udhëtojnë me skuadrën në finale.

Lukaku e ka pranuar se nuk e ndjeu vetën meritor dhe të ishte pjesë e festimeve – por e lavdëroi trajnerin Di Matteon.

“(Roberto) Di Matteo më tha që do të qëndroja me grupin deri pas finales”.

“Ai mendoi se të gjithë duhet të vijnë së bashku, përfshirë edhe ata që u pezulluan dhe djemtë e rinj që nuk ishin në skuadrën e Ligës së Kampionëve. Unë jam mirënjohës ndaj tij për këtë”.

“Nuk e kam prekur trofeun e Ligës së Kmapionëve as me gishtin më të vogël”.

“Arsyeja? Nuk e kam fituar unë atë trofe. Nëse nuk kontribuon aspak në një arritje, nuk ke asnjë meritë”.

“Nëse ke kontribuar dhe ke ndihmuar skuadrën, atëherë mund të thuash: Po, e meritoj dhe unë”, ka thënë Lukaku për Laatste Nieuws.

Sulmuesi belg nuk arriti të lërë gjurmë te Chelsea dhe u transferuar te West Brom e më pas tek Everton.

-->