Lukaku nuk i jep autograf tifozit, arsyeja e pabesueshme (VIDEO)

Futboll 18 Shtator 2019 17:15

Në fund të ndeshjes me Slavia Praga, Romelu Lukaku nuk është shfaqur i tensionuar teksa largohej nga stadiumi, ndërsa në një video dukej i qetë dhe i qeshur.

Gjithsesi një tifoz ka mbetur i surprizuar: Ai i kërkoi belgut t’i japë një autograf, mbishkrimin do e vendoste mbi një kanaçe birre.

Këtë e refuzoi Lukaku, sapo e kuptoi, me motivin se është mysliman. Ai i tha tifozit se s’mund të prekte një kanaçe birre dhe të gjithë e kanë kaluar me të qeshur këtë situatë.