Lukaku tregon pse zgjodhi United para Chelseas

Futboll 23 Gusht 2019 12:26

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka treguar arsyen pse ka zgjedhur Manchester United para Chelseas, para dy vitesh.

Belgu tha se ky vendim i ka marrë shumë kohë, mirëpo në fund i është dukur me e përshtatshme transferimi në “Old Trafford”.

“Isha afër transferimit në Chelsea. Po kërkoja një shtëpi për nënën time, pasi nuk dëshiroja që ta kisha larg. Pastaj erdhi oferta nga United. Isha i kërkuar nga këto dy skuadra. Mourinho me telefonoi dhe me tha se do të paguante 75 milionë euro plus 15 milionë euro bonus dhe pret që të me takojë javën tjetër. Me pëlqeu oferta dhe të nesërmen bëra marrëveshjen”, deklaroi ai.

Lukaku është larguar nga United këtë muaj, pasi nuk ka gjetur vend në formacionin e parë dhe ka pasur probleme me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.