Lukaku zbarkoi pas mesnate, shikoni çka i ndodhi në aeroportin e Milanos

Futboll 08 Gusht 2019 08:20

Romelu Lukaku u përshëndet nga mbi 500 tifozë të Interit në aeroport në orën 2 të mëngjesit, pasi ai arriti në qytetin e Milanos në prag të transferimit të tij te Interi.

Sulmuesi kishte qenë në stërvitjen e Brukselit me Anderlecht gjatë ditëve të fundit, edhe pse ai ishte pritur përsëri në Manchester.

Kjo vendosmëri për të përshkuar një transferim dhe ofertën më të fundit të Interit – në vlerë 65 milionë euro – e bindi United që të pranojë.

Ai fluturoi mbrëmjen e së mërkurës në një avion privat me agjentin Federico Pastorello, i cili publikoi foton e udhëtimit të tyre në Instagram.

Afro 500 tifozë u mblodhën në Aeroportin e Malpensa për të përshëndetur ndërkombëtarin e Belgjikës, përkundër faktit se ishte pothuajse ora 2:00 në kohën kur ai u arriti.

Ai u befasua dhe buzëqeshi me ta ndërsa hynte në aeroport dhe ata brohorisnin emrin e tij.

Lukaku është 26 vjeç dhe është vendosur t’i nënshtrohet vizitave mjekësore sot, më pas do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 7.5 milion euro në sezon.

Ai kishte qenë në prag të një transferimi te Juventus javën e kaluar, por Paulo Dybala hodhi poshtë Manchester Unitedin dhe prishi marrëveshjen e shkëmbimit.

-->