Lukas Vazquez u mbyll gojën ekipit dhe tifozëve të Juventus

Futboll 17 Prill 2018 10:58

Lukas Vazquez, futbollisti i Real Madrid, i cili është shumë i urryer nga skuadra e posaçërisht tifozët e Juventus, është rikthyer të komentojë edhe një herë episodin në fundin e ndeshjes së dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, e cila eliminoi nga gara “Zonjën e Vjetër”.

Për ndërhyrjen e Medhi Benatia-s që shkaktoi penallti në favor të tij, Vazquez është shprehur: “Ishte penallti, nuk ka dyshime për këtë. Na kanë zili kaq shumë sepse jemi për të 8-ën herë radhazi në gjysmëfinale dhe ndeshja e radhës me Bayern Munchen, do të jetë një sfidë e madhe”.

Kjo deklaratë e tij, vetëm sa i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit, në plagën ende të freskët për tifozët dhe lojtarët e Juves, lidhur me ngjarjet e asaj mbrëmjeje.

Në fund, Lukas Vazquez pati edhe dy fjalë për ish-futbollistin e “Los Blancos, i cili tani është pjesë e skuadrës bavareze, James Rodrigues.

“James është një mik i mirë, por shpresoj të mos shkojë në finale”, përfundon deklaratën e tij Vasquez. /Insporti.com

-->