Lushtaku: Është më i dobëti në Superligë

Futboll 15 Shtator 2019 08:18

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është shprehur i pakënaqur me gjyqtarin e ndeshjes Drenica – Gjilani, duke thënë se ai është më i dobëti në Superligë dhe nuk e meriton të drejtojë ndeshje të nivelit të tillë.

Xhiroja e katërt përfundoi me rezultat të mirë Gjilanin që siguroi fitore 2:0 si mysafir kundër Drenicës, falë golave të Gerhard Prognit në minutën e 16-të dhe të Fjoart Jonuzit në minutën e tretë.

Në këtë ndeshje, pak para fundit të pjesës së parë, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa gjatë pjesës së dytë edhe futbollisti i Gjilanit, Muhamed Usein u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

“Ishte një bisedë normale me gjyqtarin, ai ma përsëriti dy-tre herë se do të më ndëshkojë me të kuq,  dhe unë iu përgjigja me “OK’ e ai më ndëshkoi, kaq ishte” tha fillimisht Lushtaku për SuperSport Kosova.

“Gjyqtari ishte tendencioz që nga fillimi. Ai gjyqtar nuk e meriton të gjykojë ndeshje në Superligë pavarësisht se ka stemë të UEFA-s. Ai është gjyqtari më i dobët në Superligë dhe nuk e meriton të drejtojë ndeshje me rivalitet në elitë”.

“Golat e pësuar sot ishin nga pakujdesia sepse Gjilani nuk krijoi fare raste, ndërsa ne patëm dy-tre raste në secilën pjesë ndërsa edhe një penallti na u mohua nga po gjyqtari Kasumi”.

-->