Lushtaku pas humbjes nga Ulpiana: Ishim të ngathtë, mendoj që Ulpiana me plot meritë e ka marrë fitoren

Futboll 27 Shkurt 2022 15:17

Ulpiana është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Drenicën para adhuruesve të vet me rezultat 3-1.

Lipjanasit kanë marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ ishin më të mirë se kuqezinjtë nga Skenderaj.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku e uroi Ulpianën për fitore dhe potencoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, kemi pas një paraqitje të dobët, nuk jam i kënqur me mënyrën e lojës. Kemi pas shumë gabime, sidomos në pasime. Ishim të ngathët, mendoj që Ulpiana me plot meritë e ka marrë fitoren”

Me këtë fitore Ulpiana vazhdon të mbetet në vendin e tetë në tabelë, por që tani ka 22 pikë, derisa Drenica zë vendin e pestë me 28 sosh.

/Insporti.com

-->