Lushtaku reagoi pas ndeshjes rreth penalltisë – pamjet që qartësojnë gjithçka

Futboll 14 Prill 2019 22:10

Skuadra e Drenicës e lëshoi fitoren nga duart.

Përkundër se po udhëhiqte 0:2 në udhëtim te Drita, në fund dy skuadrat u ndanë baras 2:2, në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Një penallti e shkaktuar krejt në fund (në minutën e pestë të shtesës), i kushtoi shumë Drenicës, raporton Insporti

Ky lëshim i skuadrës së tij, ka bërë që trajneri Tahir Lushtaku të humbë kontrollin pas ndeshjes, duke i paralajmëruar gjyqtarët e këtij takimi.

Sipas Lushtakut, nuk bëhej fjalë për penallti. Madje, ai e akuzoi gjyqtarin se ishte i njëanshëm, dhe se penalltia ishte “shumë e dyshimtë”.

“Në shumë raste u pa që Fatmir Tahiri ishte i njëanshëm. Ishte një penallti shumë e dyshimtë. Këta janë referët e Përparimit dhe Agim Ademit, por nuk besoj që do të vazhdojnë gjatë”, deklaroi Lushtaku për SuperSport Kosovën, para se ta linte në gjysmë intervistën.

Por, në pamje duket qartë se a ishte e gjitha penallti apo jo. Më poshtë mund të shikoni momentin e shkaktimit të penalltisë. /Insporti.com/

-->