M-Technologie nuk ndalet, shënon fitore bindëse

Volejboll 20 Qershor 2020 18:22

Klubi i volejbollit M-Technogie nga Prishtina shënon edhe një fitore në garat e play-off-it të Superligës A të Kosovës. 

Vashat prishtinase regjistruan fitoren e dytë nga tri takimet e deritashme, duke e bërë të lumtur edhe kryetrajnerin Naser Krasniqi.

“Ekipi ynë vazhdon me fitore bindëse, kësaj radhe ndaj KV Kastriotit në Ferizaj me rezultat 0:3 (26:28, 16:25, 19:25)”,bëhet e ditur nga klubi,.

Drita kryeson me 5 pikë pasojnë M-Technologie 5, Kastrioti 4 pikë.

-->