Mabetex Prishtina ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

Basketboll 22 Shkurt 2020 21:08

Mabetex Prishtina ka fituar derbin e javës së 12-të në Superligën e Femrave, duke mundur Bashkimin me rezultat 82:76 .

Prishtina e nisi ndeshjen për mrekulli, duke fituar çerekun e parë bindshëm 23:9. Me lojë të mirë vazhdoi edhe në periodën e dytë, me një seri prej 7:0, derisa këtë pjesë e fitoi 23:13, duke shkuar në pushim me epërsi prej 46:22.

Por, Bashkimi u rikthye në pjesën e dytë. Vashat prizrenase fituan në periodën e tretë 21:28 dhe atë të fundit 15:26, duke afruar rezultatin në 82:76, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Më e mira te Prishtina ishte Irma Konjusha me 35 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Jeta Zeka me 28 pikë e pesë kërcime dhe Saranda Daci me 23 pikë e 13 kërcime.

Prishtina tani ka 10 fitore dhe dy humbje, derisa për Bashkimin ishte humbja e parë pas 11 fitoreve radhazi në Superligë.

 

-->