Mabetex Prishtina – MBA Moscow, rezultat i papritur

Basketboll 07 Nëntor 2019 21:52

Ka përfunduar ndeshja Mabetex Prishtina – MBA Moscow, e vlefshme për Grupin B të FIBA Euro Cup Women, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Skuadra ruse ka fituar me rezultat bindës 101:42. Kjo është humbja e katërt në po aq ndeshje për Prishtinën, derisa ruset i kanë shënuar katër fitore.

Vetëm katër basketbolliste të skuadrës sonë arritën të shënojnë në ndeshjen e sotme. Irma Konjusha ishte më efikasja me 18 pikë, Nyliah Dominique Jamison – Myers 12, Enxhi Xhanaj 10 dhe Era Shatri 2 pikë.

Te mysafiret më të dalluarat ishin: Anastasia Logunova me 19 dhe Anna Leshkovtseva me 15 pikë.