Maccabi – Barcelona, sonte në Euroleague

Basketboll 08 Shkurt 2018 10:23

Sonte zhvillohen katër ndeshjet e para në Euro League dhe takimi më interesant zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Maccabi do të synojë të mbajë gjallë shpresën për Playoff duke u mudnuar të mposht Barcelonën në krizë të rezultateve këtë sezon në Euro League. Barcelona në ndeshjen e parë i kishte mposhtur izraelitët në “Palau Blaugrana” me rezultat 89-67.
Përndryshe historikisht Barcelona ka bilanc shumë më pozitiv në duelet e ndërsjella me Maccabi-n dhe ka triumfuar në katër duelet e fundit. Dhe duhet ta bëjë përsëri sonte nëse dëshiron të mbajë shpresat gjallë për Playoff edhe pse matematikisht ende e ka këtë gjë si opsion, pak kush mendon se katalonasit mund të jenë në fazën tjetër të garës sivjet.
Në anën tjetër Maccabi që momentalisht është në pozitën e 9-të, me vetëm një humbje më pak se Khimki i vendit të 8-të, ka një bilanc shumë pozitiv fitoresh dhe pikësh të shënuara në shtëpi. Në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Tel Aviv, kanë pasur një mesatare prej 85.7 pikësh për ndeshje. Mirëpo nikoqirët kanë qenë në vështirësi në aspektin defensivë, duke i lejuar kundërshtarëve të shënojnë së paku 88 pikë në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit.
Të dyja skuadrat kanë potencial të jashtëzakonshëm, por kanë edhe paqëndrueshmëri në rezultate, duke mos arritur ti fitojnë më shumë se dy ndeshje radhazi deri më tani.

Në ndeshjet tjera takohen:

Panathinaikos – Baskonia Vitoria, ku grekët me fitore do të mundohen te kthehen në top tri ekipet e para. Panathinaikos kanë kaluar një formë jo të mirë në katër përballjet e fundit, duke u mposhtur në tri prej tyre. Derisa Baskonia do të tentojë ngritjen në tabelë me futoren e tretë rresht. Baskonia në fitoren e kaluar ndaj Crvena Zvezdës, arriti rekordin e klubit me 28 asistime, gjë të cilët do ta ketë të vështirë ta përsërisë kundër grekëve, të cilët i kanë lejuar kundërshtarëve të kenë mesatare prej vetëm 16 asistimeve për ndeshje, që është e dyta më e mira në ligë.
Valencia – CSKA Moskva, liderët e deritanishëm kanë shkelur thuajse çdo skuadër që i ka dal para , me vetëm 4 humbje në 21 ndeshje dhe me lojën që po shfaqin, janë favoritët kryesor për titull. Përball do të kemi sulmin më të mirë (me 88.8 pikë për ndeshje) dhe atë të tretin më të dobëtin (me 75.4 pikë për ndeshje).
Unicaja Malaga – Anadolu Efes, spanjollët pasi i kishin humbur dy ndeshjet e fundit me buzzer-beater dhe pesë nga gjashtë ballafaqimet e fundit, do të mundohet përmes një fitoreje sonte, të injektojnë një dozë pozitiviteti për të mbajtur gjallë shpresën për Playoff. Efes në anën tjetër, prin në shumë aspekte, si skuadra më e dobët e ligës këtë edicion dhe për këtë edhe gjendet në fundin e tabelës. /Insporti.com

-->