Madhështore: Shikoni se si u nderua Fadil Vokrri

Futboll 06 Gusht 2018 13:16

Llapi organizoi ndeshjen mes veteranëve të Llapit dhe atyre të Diasporës, e cila përfundoj 5-2 në të mirë të veteranëve të Llapit.

U nderua edhe legjenda tashmë i ndjerë, ish-presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili çdo vit ishte i pranishëm në këtë organizim por jo edhe këtë vit.

Në këtë ballafaqim përkujtimor ishin të pranishëm presidenti i FFK-se Agim Ademi, familja e Vokrrit, djali Gramozi, vëllai Adili dhe axhallarët Selatini e Muhameti, kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica si dhe shumë qytetarë nga Llapi e më gjerë.

Foto e realizuar me emrin e Fadil Vokrrit e bëri edhe më madhështore këtë ceremoni. /Insporti.com/

-->